Bota

Mes 6 të vdekurve në përmbysjen e jahtit italian dhe miliarderi britanik

mes 6 te vdekurve ne permbysjen e jahtit italian dhe miliarderi britanik
mes 6 te vdekurve ne permbysjen e jahtit italian dhe miliarderi britanik

Mike Lynch, një sipërmarrës teknologjik dhe miliarder britanik që zotëronte anijen që u përmbys në brigjet italiane të hënën, ishte në mesin e gjashtë personave të vdekur ndërsa vajza e tij 18-vjeçare mbetet e zhdukur, raportuan mediat të enjten.

Roboti i kërkimit nënujor i ekipeve të rojes bregdetare italiane dhe zhytësit e Zjarrfikësve italianë gjetën dy trupa, përfshirë atë të Mike Lynch, 59 vjeç. Kërkimi për vajzën e tij është duke u zhvilluar.

Duke folur për mediat lokale, Giovanni Constantino, CEO i Italian Sea Group, sugjeroi se fundosja e jahtit mund të jetë shkaktuar nga një sërë gabimesh njerëzore.

Ai përmendi se stuhia e së hënës ishte parashikuar dhe se anija u mbyt për shkak të marrjes së ujit.

Prokurorët kanë nisur një hetim për incidentin dhe dëshmitarët, përfshirë kapitenin e anijes, James Cutfield, janë duke u marrë në pyetje, sipas raporteve.

Shkaku i saktë i katastrofës ende nuk është përcaktuar.

Angela Bacares, gruaja e Lynch, është në mesin e të shpëtuarve.

Superjahti 56 metra me flamur britanik, i quajtur Bayesian, u përmbys të hënën në mëngjes për shkak të shirave të dendur dhe motit të stuhishëm rreth 20 kilometra (12.4 milje) në lindje të Palermos në Italinë jugore. Ndërsa 15 persona u shpëtuan, gjashtë të tjerë u zhdukën.

Në mesin e të vdekurve ishte Recaldo Thomas, kuzhinieri i jahtit, trupi i të cilit u gjet vetëm disa orë pasi anija u mbyt. Të mërkurën, media lokale raportoi se dy trupa të tjerë u gjetën, megjithëse identitetet e tyre ende nuk janë konfirmuar.

Njerëzit në bordin e jahtit vinin nga vende të ndryshme, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Zelandën e Re, Sri Lanka, Francën, Irlandën, SHBA-në dhe Kanadanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts