Rregullatorët amerikanë kanë miratuar vaksinat e përditësuara të COVID-19 të enjten, të krijuara për të goditur më mirë tipat e fundit të virusit dhe me shpresën për të shënjestruar çfarëdo varianti që mund të shkaktojë telashe edhe këtë dimër.
Me lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Pfizer dhe Moderna do të fillojnë të dërgojnë miliona doza, raporton AP.
Vendimi vjen pasi një valë verore e virusit vazhdon në pjesën më të madhe të vendit. Në fillim të kësaj vere, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që të gjithë, të rriturit dhe fëmijët, duke filluar nga mosha 6-muajshe, të marrin vaksinën këtë vjeshtë. Vaksinimet mund të jenë të disponueshme brenda disa ditësh.
Ndonëse shumica e amerikanëve kanë njëfarë imuniteti nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme ose të dyja, kjo mbrojtje zbehet. Dozat e vjeshtës së kaluar synuan pjesë të ndryshme të pemës familjare të koronavirusit, dhe të dhënat e CDC-së tregojnë se vetëm rreth 22.5% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve e morën atë.
âKemi synuar variantet qĂ« shohim qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend dhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n taniâ, ka thĂ«nĂ« Dr. Robert Hopkins i Fondacionit KombĂ«tar pĂ«r SĂ«mundjet Infektive.
Dozat e Pfizer dhe Moderna synojnë një nëntip të quajtur KP.2 që ishte i zakonshëm në fillim të këtij viti.
NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Pfizerit ka thĂ«nĂ« se kompania ia dorĂ«zoi tĂ« dhĂ«nat FDA-sĂ« qĂ« tregonin se vaksina e saj e pĂ«rditĂ«suar âofron njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pĂ«rmirĂ«suar thelbĂ«sishtâ kundĂ«r nĂ«nllojeve tĂ« shumta tĂ« virusit nĂ« krahasim me vaksinĂ«n e vjeshtĂ«s sĂ« kaluar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co