Bota Sport

Mota e “joshi” në telefon/ Kalulu firmos me Juven për 4 vite, zbulohen shifrat e operacionit

mota e joshi ne telefon kalulu firmos me juven per 4 vite zbulohen shifrat e operacionit





































Edhe vizitat mjekësore përfunduan për Piere Kalulu, i cili pas disa ditë reflektimi ka vendosur të largohet nga Milani dhe të pranojë transferimin te Juventusi. Bindëse ishte edhe telefonata e Tiago Motës, i cili po fokusohet tek ai edhe pse nuk mund t’i garantojë një vend titullari të përhershëm.

KALULU-JUVE

Në fakt, shanset për të qenë titullar, 24-vjeçari i ka të larta pasi mund të luajë në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtjes, dy role që te Milani kanë konkurrencë të madhe. Në korsi do të kishte pasur 2-3 rivalë (Kalabria, Emerson dhe Florenci) ndërkohë që në qendër janë katër kolegë të cilëve do të duhej t’ua rrëmbente vendin.

Francezi ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2029, me një pagë prej 2.5 milionë në sezon. Drejtuesit bardhezi do t’i paguajnë “Djallit” menjëherë 3 milionë për huazimin. Më pas do të mund të vlerësojnë në sezonin në vijim nëse do të ushtrojnë apo jo të drejtën e shlyerjes, që është vendosur në rreth 14 milionë, për të cilat 3 të tjera në bonuse të mundshme mund të shtohen.

Dhe për të mos humbur plotësisht kontrollin mbi lojtarin, Milani ka rezervuar 10 për qind të çdo rishitjeje të ardhshme të tij. Sot Kalulu do të takohet me trajnerin dhe bashkëlojtarët e rinj, pasi e pret seanca e parë stërvitore në Kontinasa. Aspiratat janë për një debutim që në sfidën e radhës, që Juvja do të zhvillojë në Verona të hënën në orën 20:45.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts