Bota Sport

Probleme me federimet te Skënderbeu, vetëm gjysma e afrimeve kanë dokumentacionin

probleme me federimet te skenderbeu vetem gjysma e afrimeve kane dokumentacionin




































Nga tetë afrimet që ka bërë Skënderbeu në këtë hapësirë merkatoje trajneri Gvozdenoviç ka pasur të gatshëm vetëm tre prej tyre dhe veç njëri ka luajtur titullar. Pjesa tjetër nuk kanë arritur ende që të mbyllin pjesën e federimit, kështu që nuk kanë qenë të përfshirë në listën zyrtare.

Skenderbeu

Pas ndeshjes me Elbasanin, drejtuesit e klubit kanë nxituar për të mbyllur të gjitha procedurat edhe për lojtarët e tjerë. Në kushte të tilla është zyrtarizuar Tare dhe tre lojtarët afrikanë që janë bashkuar me ekipin në merkato, teksa ka mbetur vetëm çështja Nerguti pa u zgjidhur.

Në kampin bardhekuq janë duke pritur lejen e kalimit nga Mura, teksa mesfushori ka firmosur për tri sezone me korçarët. Duket se çështjet burokratike janë bërë problem në këtë vonesë, por sipas klubit pritet që të zgjidhet shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts