Shqiperia

Lufta kundër korrupsionit, Basha ndan videon: Mbështetja e SPAK, krijimi i Njësisë për Pasuritë e Vjedhura, forcimi i KLSH janë vetëm disa nga pikat e programit tonë

lufta kunder korrupsionit basha ndan videon mbeshtetja e spak krijimi i njesise per pasurite e vjedhura forcimi i klsh jane vetem disa nga pikat e programit tone
lufta kunder korrupsionit basha ndan videon mbeshtetja e spak krijimi i njesise per pasurite e vjedhura forcimi i klsh jane vetem disa nga pikat e programit tone

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se korrupsioni është gangrenë më e madhe e shoqërisë dhe zhvillimit ekonomik në vend. Ai shprehet se Shqipëria ka humbur mbi miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv.

Në videon e shpërndarë në facebook, Basha ka publikuar disa nga pikat e Programit për ndërhyrje të shpejtë në luftën ndaj korrupsionit. Disa prej tyre janë mbështetja e SPAK dhe GJKKO, themelimin e Njësisë të Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, verifikimi i kontratave koncensionare dhe PPP, forcimin e KLSH dhe kthimin e tij në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit me fuqi ekzekutive.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes.

[embedded content]

Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin:

  1. Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike;
  2. Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO;
  3. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;
  4. Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontratë korruptive;
  5. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;
  6. Do ta shndërrojmë Kontrollin e Lartë të Shtetit, që sot ka fuqi rekomanduese, në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit, me fuqi ekzekutive, vendimet e të cilit do të zbatohen menjëherë dhe pa asnjë pikëpyetje nga qeveria e ardhshme dhe nga çdo instancë e shtetit shqiptar;
  7. Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;
  8. Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;
  9. “Të gjithë të barabartë para ligjit” do të jetë fakt dhe jo slogan në qeverisjen tonë;
  10. Me parimin “Ndiq paranë” dhe me vetting-un e politikanëve ne do të spastrojmë Parlamentin, qeverisjen qendrore dhe lokale nga politikanët e korruptuar, të pasuruar në kurriz të shqiptarëve – Shqiptarët duhet të dinë kush janë politikanët e korruptuar dhe kush jo;
  11. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion;
  12. Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shume investime, më shumë punësim, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts