Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se kryebashkiaku Erion Veliaj është i korruptuar, jo se e thotë opozita, por se ka fakte për këtë.
Balliu theksoi se me Rilindjen, Shqipëria po shkon drejt plakjes e vdekjes. Ai tha se nëse opozita fiton zgjedhjet, do të punohet për qytetarët, do të hiqen disa taksa absurde ai ajo për infrastrukturën e shkollave. Balliu theksoi se opozita është me qytetarët dhe me Shqipërinë, ndërsa maxhoranca, sipas tij, punon kundër vendit.
Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu: Ka fakte që Veliaj është i korruptuar. Bashkia Tiranë na kërkon taksa për një incinerator që nuk ekziston. Veliaj është i korruptuar, sepse ka kaluar një tender, që ndërtohet një shkollë, që kushton më tepër se një shkollë në Mynih. Ndotja në Tiranë është 90 herë më e lartë se në Mynih. Janë fakte që tregojnë se Veliaj është i korruptuar dhe SPAK nuk ndërmerr hapa. Erion Veliaj vjedh sepse ka garanci që SPAK nuk e prek. Kokën e Veliajt do e kërkojmë derisa ai të shkojë aty ku e meriton. Veliaj merr disa palaço analistë, që marrin rrogë në bashki nga inceneratori. Shtëpinë e ka bërë me paratë e popullit, ndaj populli le t’ja marrë.
[embedded content]
Me këta në pushtet, popullsia po plaket në Shqipëri. Shqipëria po shkon drejt plakjes e vdekjes. Është anormale që në një vend me mbi 2 milionë banorë, ka vetëm vrasje, plagosje e krime. Këta kanë pasur projekt për shpopullimin e vendit. Maxhoranca donte të shkatërronte dhe opozitën. Duhet të rikthehemi tek taksa e sheshtë, sepse ka sjellë të ardhura më shumë për bizneset, e ofrojmë tashmë me 9 përqind. Ne zotohemi që të largojmë taksën e infrastrukturës arsimore, që është antikushtetuese. Ne do të mbështesim fermerin me subvencione. Ne duhet të mbrojmë votën e lirë. Ne do të dalim në zgjedhje me koalicion të gjerë, ku do jetë Shqipëria përballë Vuçiçit. Rama e Veliaj kanë dijeni për vjedhjet në qeveri e bashki. Ata kanë SPAK si antiplumb. Kokën lart do ta mbajnë ata që qëndrojnë në krah të qytetarëve.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co