Shqiperia

Benet Beci prezanton projektin e Zdralës: I pranishëm ishte dhe kryeministri, vijojmë me procedurat për të nisur sa më shpejtë punimet

benet beci prezanton projektin e zdrales i pranishem ishte dhe kryeministri vijojme me procedurat per te nisur sa me shpejte punimet
benet beci prezanton projektin e zdrales i pranishem ishte dhe kryeministri vijojme me procedurat per te nisur sa me shpejte punimet

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka bërë me dije përmes një statusi në rrjetet sociale se sot ka prezantuar projektin e ri të Zdraëls, teksa thkeson se i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Bashkëngjitur me postimin, Beci ka shpërndrë edhe disa fotografi të cilat tregojnë se di do të kthehen zonat që do ti nënshtrohet rikonstruksionit.

Kjo vlerë përbën 85.8 për qind të fondit limit, shkruan Beci teksa procedurat janë në vijim për të nisur sa më shpejtë punimet.

Postimi i plotë:

”Rijetëzimi i  Zdrales, projekti që prezantuam  edhe me praninë e kryeministrit Edi Rama  po vijon me procedurat e nisjes sa më të shpejtë të punimeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund njofton se kompania “Curri” është  fituese e procedurës së prokurimit në Lotin A të çelur në muajin korrik me një ofertë prej 275 milionë lekësh pa përfshirë këtu TVSH.

Kjo vlerë përbën 85.8 për qind të fondit limit.

Lot A’ përfshin rrugën ‘Hamz Kazazi’; fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri te ‘Markata e Peshkut’.Përbëhet nga objekte që fillojnë nga 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme duke filluar nga butik veshjesh / aksesorë dhe ushqimore, dyqan peshku, bar-kafe, dyqan mishi, artikuj shtëpiakë, profesione të lira, fruta-perime, etj.

Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.

Rrugët dhe sheshet do trajtohen ne atë mënyrë që t’ju shërbejnë më  së shumti këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do lejohen me orare të caktuara.

Zonat e ndërhyrjes do të jenë:

Sheshi i ‘Xhamisë së Parrucës’

Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës ‘Hamz Kazazi’ dhe rrugës ‘Lidhja e Prizrenit’

Sheshi i markatës së peshkut

Rruga përgjatë gjithë zonës së Lot A Fasadat do trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:

Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetrateve në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave / ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, asemblim i çatisë, dritare/dyer/vetrata, trajtim i ballkoneve/verandave”, shkruan Beci.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts