Bota Sport

Partizani ende pa trajner, por një serb shihet si favorit për stolin e kuq

partizani ende pa trajner por nje serb shihet si favorit per stolin e kuq





































Ndoshta për herë të parë në historinë e klubit të kuq, por edhe të gjithë futbollit tonë, ndodh që një skuadër, të nisë sezonin pa një trajner në krye të stolit.

PARTIZANI3

Aktualisht në krye të pankinës së Partizanit është vendosur Arbër Abilaliaj, i cili zyrtarisht mban rolin e drejtorit sportiv të klubit. Ky i fundit në deklaratën pas ndeshjes foli në lidhje me emërimin e trajnerit të ri, pas largimit të Shehit. Ish-sulmuesi u shpreh se brenda kësaj jave pritet që të emërohet trajneri i ri, që do të pasojë Orges Shehin.

“Të gjithë po selektohen, e kemi ngushtuar rrethin në 3-4 emra dhe do të marrim vendimin shumë shpejt për trajnerin. Brenda javës mund të shohim trajnerin e ri të ulur në pankinën e Partizanit”, u shpreh Abilaliaj.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e afatit të deklaruar nga drejtori, Partizani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Burime pranë gazetësbëjnë me dije se në krye të listësështë vendosur një trajner serb, emri i të cilit po mbahet sekret me fanatizëm nga ana e klubit të kuq.

E vërteta është se “demat” po hasin vështirësi pasprishjes së negociatave me disatrajnerë të huaj. Dështimi nëpistat kroate i ka detyruar 17herë kampionët të spostohennë një tjetër treg ballkanas.Gjithsesi, situata mbetet tejetdinamike dhe në klubqarkullojnë çdo ditë emra të rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts