Sport

VIDEO/ PSG tregon forcën në Champions League, Bayern pëson disfatë ndaj Lazios, shqetëson Hysaj

video psg tregon forcen ne champions league bayern peson disfate ndaj lazios shqeteson hysaj
video psg tregon forcen ne champions league bayern peson disfate ndaj lazios shqeteson hysaj

PSG tregon forcë në Champions League, teksa mposhti 2-0 në ndeshjen e parë Real Sociedad. Në minutën e 22-të, mysafirët spanjoll i afrohen shumë golit. Takefusa Kubo provoi një asist për Andre Silvan, por goditja e sulmuesit nuk ishte e saktë. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e të besuarve të Luis Enriques. Nga brenda zonës lëvizI bukur Ousmane Dembele, gjithsesi koordinimi i francezit s’ishte i duhuri.

Në pjesën e dytë, skuadrat treguan dëshirë për të sulmuar dhe dhuruan emocione për tifozët në shkallët e stadiumit. Kylian Mbappe zhbllokoi llogaritë në minutën e 58-të, duke dërguar në festë tifozërinë parisiene. Për golin e qetësisë mendoi Barcola në të 70-tën.

Surpriza e madhe vjen nga Stadio Olimpico (Rome), ku Bayern Munchen pësoi disfatë 1-0 nga Lazio. Elseid Hysaj la fushën e lojës në minutën e 60-të, duke i shqetësuar të gjithë në kampin vendas. Episodi më i rëndësishëm i sfidës ishte ai i minutës së 67-te, kur Upamecano u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa lacialët “tundën rrjetën” me penallti falë Immobile.

Fokusi tashmë është te ndeshja e kthimit, me kampionët e Gjermanisë që do synojnë përmbysjen për t’u kualifikuar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts