Sport

Starton Bundesliga, Leverkusen në kërkim të përsëritjes së suksesit spektakolar të sezonit të shkuar, Bayern gati për t’u rikthyer

starton bundesliga leverkusen ne kerkim te perseritjes se suksesit spektakolar te sezonit te shkuar bayern gati per tu rikthyer
starton bundesliga leverkusen ne kerkim te perseritjes se suksesit spektakolar te sezonit te shkuar bayern gati per tu rikthyer

Starton Bundesliga. Të premten në mbrëmjes çel siparin edhe kampionati gjerman. Prej vitesh një kampionat i dominuar nga Bayern Mynihut, që e ktheu kampionatin deri diku të mërzitshëm e pa interes, u desh armata e “Aspirinave” të Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos, që të ndryshonte historinë.

Një ekip i jashtëzakonshëm që dominoi gjithçka në Gjermani. Skuadra kuqezi arriti të fitonte Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe së fundmi edhe Superkupën ,pasi mposhti 1 javë më parë Stutgartin pas goditjes së penalltive. Sezoni i kaluar do të ishte perfekti nëse nuk do të ishte për atë finale të humbur në Europa Ligë në Dublin ndaj Atalantës. 51 ndeshje pa humbje një rekord absolut, i skuadrës së Alonsos vitin e shkuar e cila u ndal vetëm nga Atalanta e Gasperinit, që e mposhti 3-0.

Një laborator idesh dhe i lojës së bukur, kështu mund të përkufizohet loja e skuadrës së “Aspirinave”, shumë e vështirë për t’u analizuar nga rivalët e tjerë. Po çfarë presim këtë vit?kush do ta rivalizojë Leverkusenin?

Rivalët dihen, janë të njëjtët. Në krye të listës janë padyshim gjigandët bavarez të Bayernit. Pavarësisht dritë-hijeve të sezonit të shkuar bavarezët kanë ndryshuar “fytyrë” këtë sezon, teksa i kanë besuar një tekniku pa shumë përvojë si belgu Vincent Kompany. Bayerni doli “duarbosh” sezonin e shkuar, pas 13 vitesh, në të cilat kishte patur gjithmonë sukses. 125 milionë euro të derdhura për merkaton këtë sezon për afrimin e emrave si Hiroki Ito, Michael Olise apo Joao Palinha, emra që nuk të ngjallin frikë për momentin, por që ndoshta nëse integrohen mirë me grupin mund të forcojnë akoma më shumë skuadrën.

Dortmund dhe Stutgart janë dy skuadrat e tjera që mund të tentojnë njëvend në Evropë, pasi do të jetë e veshtirë të “bezdisin” dyshen Leverkursen-Bayern në duelin për titullin kampion këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts