Bota

Mbytja e superjahtit në Siçili, gjendet edhe trupi i viktimës së fundit, i përket vajzës 18-vjeçare të manjatit britanik

mbytja e superjahtit ne sicili gjendet edhe trupi i viktimes se fundit i perket vajzes 18 vjecare te manjatit britanik

Zhytësit kanë zbuluar trupin e personit të fundit të zhdukur nga superjahti që u mbyt në Sicili.
Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare italiane për Sky Neës.

Hannah Lynch, 18 vjeç, vajza e manjatit britanik Mike Lynch, ishte i vetmi person ende i pagjetur.

  • foto galeri

Lynch humbi së bashku me vajzën e tij, kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruan e tij Judy, avokatin e Clifford Chance, Chris Morvillo dhe gruan e tij Neda, kur jahti u fundos ditën e hënë në orët e para të mëngjesit.

Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e varkës, 15 persona, përfshirë gruan e z. Lynch, Angela Bacares, u shpëtuan pasi u arratisën në një varkë shpëtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts