Bota

Rrëzohet avioni turistik 10 minuta pas ngritjes, nuk ka të mbijetuar

rrezohet avioni turistik 10 minuta pas ngritjes nuk ka te mbijetuar
rrezohet avioni turistik 10 minuta pas ngritjes nuk ka te mbijetuar

Një aeroplan i vogë0l me nëntë persona u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Bangkok, Tajlandë. Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes më 22 gusht, kur avioni, një turboprop Cessna Caravan C208B, që u drejtua për në aeroportin Ko Mai Chee, në provincën bregdetare të Trat, që ndodhet afërsisht 280 km në jug-lindje të Bangkok, humbi kontaktet e tij me kullën e kontrollit, rreth 11 minuta pas daljes nga aeroporti.

Ekipet e kërkimit nisën menjëherë operacionet e shpëtimit, por për fat të keq, sipas autoriteteve lokale, nuk kishte të mbijetuar. Në bord, përveç dy pilotëve, ndodheshin edhe shtatë pasagjerë. Një familje prej pesë anëtarësh nga Hong Kongu, duke përfshirë dy djem të moshës 12 dhe 13 vjeç dhe dy shtetas të tjerë tajlandezë.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale nga policia lokale tregojnë avionin, i cili u rrëzua në një zonë kënetore me bimësi të dendur. Zona e paarritshme dhe moti i keq i ndërlikuan operacionet e shpëtimit. Fillimisht u gjet vetëm një grumbull llamarine, por kërkimet vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes, kur u gjetën eshtrat e pasagjerëve dhe disa veshje.

Autoritetet lokale po punojnë për identifikimin e shkaqeve të aksidentit.

Sipas informacioneve fillestare, avioni humbi kontaktin rreth 10 minuta pas ngritjes. Avioni u largua nga aeroporti në orën 14:46 dhe në orën 15:00 komunikimet me kullën e kontrollit tashmë ishin ndërprerë.

Banorët e lagjes Bang Pakong të Chachoengsao-s raportuan se panë avionin të rrëzohej dhe më pas një shpërthim i fortë pasi u përplas në tokë. “Isha ulur para shtëpisë time – tha një nga banorët – dhe ndërsa avioni kalonte dëgjova një zhurmë të madhe motori. Disa sekonda më vonë u rrëzua pikërisht aty pranë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts