Shtatë persona humbën jetën nga mbytja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë më 19 gusht. Trupi i fundit që u gjet ishte ai i vajzës 18-vjeçare të biznesmenit të njohur britanik, Mike Lynch.
Një zëdhënës i rojes bregdetare italiane thotë se kërkimi për vajzën e manjatit britanik, Mike Lynch, Hannah, nuk ka qenë “i lehtë apo i shpejtë”.
Vincenzo Zagarola e krahasoi superjahtin e fundosur me një “ndërtesë 18-katëshe plot me ujë”.
“Që nga momenti i parë nuk ka qenë e lehtë apo e shpejtë për të inspektuar varkën,” tha ai, duke shtuar: “Mendoni për një ndërtesë 18-katëshe plot me ujë”.
Ndërkohë hetuesit vendas po mbledhin prova për një hetim të mundshëm penal për fundosjen e jahtit.
Prokurorët në qytetin Termini Imerese, Siçili, afër vendit ku u rrëzua superjahti Bayesian, kanë planifikuar të mbajnë një konferencë për shtyp nesër në mëngjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co