Bota Sport

Sulmuesi i Milanit, Okafor: Të zhgënjyer nga fundjava, ndaj Parmës gjejmë fitoren

sulmuesi i milanit okafor te zhgenjyer nga fundjava ndaj parmes gjejme fitoren




































Nga shtatë golat e sezonit të kaluar, gjashtë i shënoi duke e nisur ndeshjen nga stoli. Përmbysja e rezultatit në ndeshje e sipër është një specialitet i Noah Okafor, që në lidhje me barazimin kundër Torinos ka thënë:

Gallery-OkaforDay-04

“Gjithmonë është bukur të shënosh në shtëpi, nën tribunën ku qëndrojnë tifozët. E dimë se mund të bëjmë më mirë dhe duhet të ngremë stekën. Donim të fitonim, por e marrim këtë pikë në shtëpi dhe vazhdojmë të punojmë shumë dhe të mendojmë për sfidën me Parmën”. Vështirësitë e kuqezinjve të shtunën mbrëma ishin të dukshme, por sipas zviceranit janë edhe deri diku normale.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Pas pjesës së parë duhet të kishim bërë më mirë, arritëm të rikuperoheshim nga një situatë e vështirë. Objektivi sezonal nuk mund të thuhet tani. Ne duhet të stërvitemi çdo ditë, të bëjmë çdo hap për të bërë më mirë”, deklaroi Noah Okafor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts