Bota

Rebelohen të burgosurit në Rusi, raportohet për viktima në burgun e rajonit në Volgograd

rebelohen te burgosurit ne rusi raportohet per viktima ne burgun e rajonit ne volgograd
rebelohen te burgosurit ne rusi raportohet per viktima ne burgun e rajonit ne volgograd

Një grup të burgosurish kanë kapur pengje në një burg në rajonin e Volgogradit të Rusisë, kanë thënë media shtetërore.

Të paktën një anëtar i stafit të burgut është vrarë, por raportohet se numri i viktimave mund të rritet, raporton skynews.

Ata që mbahen peng janë punonjës të burgjeve dhe po merren masa për lirimin e tyre, tha shërbimi i burgjeve. Ai shtoi se ka “viktima”.

Të paktën tre të burgosur janë të përfshirë në sulm, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Burgu, i cili ndodhet në qytetin e Surovikino, është përcaktuar si një çeli penale e “regjimit të ashpër”.

Ka kapacitetin për të mbajtur deri në 1241 të burgosur meshkuj.

Ndryshe, në një prej qelive ruse ka vdekur edhe opozitari, Alexei Navaln.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts