Detaje të reja janë zbardhur sa i përket neutralizimit të 16 terroristë të PKK në Irakun verior, pranë kufijve të vendeve, tha të premten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.
Sipas mediave vendase terroristët u shënjestruan me një operacion në rajonet Hakurk, Asos, Gara dhe Metina, tha ministria në X.
“Ne do të vazhdojmë operacionet e paparashikueshme, jokonvencionale, të shpejta dhe të vazhdueshme për të shkatërruar terrorizmin në burimin e tij!” shtoi ajo.
PKK-ja terroriste është e njohur për përdorimin e Irakut verior, pranë kufirit turk, si një strehë për të planifikuar sulme terroriste dhe për të nisur sulme si ndaj Turqisë, ashtu edhe ndaj banorëve vendas në Sirinë veriore.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizoj” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose u kapën.
Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co