‘Militantët e ISIS morën kontrollin’, prenë në fyt një roje, morën peng disa të tjerë/ Detaje dhe foto nga rebelimi i të burgosurve në Rusi

militantet e isis moren kontrollin prene ne fyt nje roje moren peng disa te tjere detaje dhe foto nga rebelimi i te burgosurve ne rusi

Të paktën një person është vrarë në Rusi pasi të burgosurit në një burg që pretendonin se ishin militantë të Shtetit Islamik goditën me thikë rojet dhe morën pengje.

Uebfaqja ruse Mash tregoi një video të të paktën dy sulmuesve, ku njëri deklaronte se ishin “muxhahidë” dhe thoshte se kishin marrë nën kontroll burgun, shkruan Sky Neës.

Katër zyrtarë me uniformë mund të shiheshin në “pellgje gjaku” – tre prej tyre të palëvizshëm. Një tjetër ishte ulur drejt në një portë me një thikë të mbajtur në qafë.

Sulmuesit thuhet se kanë vrarë të paktën një zyrtar të burgut.

Forcat e sigurisë më pas sulmuan burgun për të liruar pengjet, thonë kanalet televizive ruse të lajmeve.

Kanali i lajmeve Baza tha se të gjithë pengjet ishin shpëtuar, pa dhënë ndonjë numër, raportoi Reuters.

Screenshot 5 20
Screenshot 5 20
Screenshot 6 14
Screenshot 6 14
Page 121
Page 121
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →