Kryeministri i ri holandez ka ndaluar telefonat celularë dhe pajisjet e tjera të ngjashme nga takimet e kabinetit të tij. Urdhri i tij vjen si një masë që synon të eliminojë rrezikun e përgjimit dixhital nga spiunët.
“Kërcënimi i spiunazhit është i përjetshëm. Pajisjet elektronike, një telefon, iPad, janë të gjitha mikrofona të vegjël dhe vendet janë të interesuara për vendimmarrje edhe në Holandë dhe duhet ta parandalojmë këtë. Është një masë shumë e thjeshtë – të gjithë telefonat në një kasafortë,” u tha gazetarëve të premten Dick Schoof, një ish-kreu i agjencisë kombëtare të inteligjencës.
Telefonat nuk ishin të ndaluar nën kohën e paraardhësit të Schoof, Mark Rutte, i cili u largua nga politika holandeze pas zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor, të cilat u fituan nga Partia e djathtë radikale për Liri e udhëhequr nga Geert Wilders.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co