Ambasadori rus në SHBA: Putini “ka marrë vendim” për t’iu përgjigjur sulmit ukrainas në rajonin Kursk

ambasadori rus ne shba putini ka marre vendim per tiu pergjigjur sulmit ukrainas ne rajonin kursk
ambasadori rus ne shba putini ka marre vendim per tiu pergjigjur sulmit ukrainas ne rajonin kursk

Vladimir Putin ka një plan veprimi për t’iu përgjigjur inkursionit të Ukrainës në Rusi, ka thënë ambasadori i këtij vendi në SHBA.

“Unë ju them sinqerisht se presidenti ka marrë një vendim”, u citua të ketë thënë Anatoly Antonov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, shkruan Sky News.

“Unë jam plotësisht i bindur se të gjithë do të ndëshkohen ashpër për atë që ka ndodhur në rajonin e Kurskut”.

Megjithatë, ambasadori rus nuk ka thënë detaje të mëtejshme mbi planet e Putinit.

Siç vë në pah Sky News, Kremlini mbajti një takim dje me zyrtarë të lartë, duke përfshirë Putinin dhe guvernatorët e rajoneve kufitare, me gjasë për të diskutuar sulmin e befasishëm të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →