Bota

Përplasja për vdekje e Leonard Dingos në Durrës, reagon kreu i Dhomës së Avokatisë: Të zbardhet ngjarja, autori të vihet para përgjegjësisë

perplasja per vdekje e leonard dingos ne durres reagon kreu i dhomes se avokatise te zbardhet ngjarja autori te vihet para pergjegjesise





































Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë në Durrës, ku një mjet ka përplasur për vdekje avokatin Leonard Dingo.

Maks haxhia dhuna sokol mengjesi

Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Kujtojmë se më herët, kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dingo.

LEXO EDHE: I riu përplasi për vdekje me makinë avokatin Leonard Dingo, kolegët e të ndjerit ngrenë dyshime: Aksident me tipare të një krimi duke ditur çështjet sensitive që mbronte!

Reagimi i Maksim Haxhisë:

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjezin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugorë. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë Durrës.

Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant.

Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.

Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë

Kryetari

Prof Dr: Maksim Haxhia

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts