Kampionët e Bajern Leverkusen, e nisën sezonin, me një fitore dramatike, nga ato që u mësuam shpesh t’i shikonim në edicionin e kaluar. Duket se “aspirinat” nuk kanë hequr dorë nga zakoni i vjetër, teksa triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Borusia Mynshengladbah me rezultatin 2-3. Sfida u vendos nga goli i shënuar nga Virc në minutën e 101-të.
Ndeshja hapëse e edicionin e ri të Bundesligës, nis me një gol spektakolar nga distanca të shënuar nga Granit Xhaka. Luhej minuta e 12-të, kur Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 38-të, Florian Virc dërgoi rezultatin në 2-0 në të mirë të kampionëve gjerman.
Në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me Tim Kleindienst, por goli u anulua nga VAR, ndërsa me ë filluar pjesa e dytë , ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i fishekzjarrëve.
Borusia Mynshengladbah u kthye në lojë në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Niko Elvedi për 2-1.
Kjo iu dha zemër vendasve që vazhduan me sulme, ku Tim Kleindienst shënoi për 2-2 pas asistimit të Kevin Stoger.
Por, Bajer Leverkusen siç jemi mësuar tashmë nga sezoni kaluar, fitoi penallti në kohën shtesë dhe Virc pasi gaboi njëherë nga topi i kthyer shënoi për 3-2. Kësisoj “Aspirinat” e nisin mbrojtjen e titullit me një fitore në një fushë të vështirë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co