Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

biden bisedon me zelenskyn e njofton per ndihme te re ushtarake per ukrainen
biden bisedon me zelenskyn e njofton per ndihme te re ushtarake per ukrainen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbrëmjen e së premtes, për t’ia ritheksuar atij mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për popullin ukrainas.

Në një komunikatë për media në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bideni gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.

Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.

Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.

Biden tha se ndihma e re është “vazhdimësi e një sërë hapash historikë që ne i kemi ndërmarrë me aleatët dhe partnerët tanë në muajt e fundit për ta mbështetur Ukrainën”.

Ai gjithashtu përsëri se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre “do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah [Ukrainës] në çdo hap”./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →