Krahu i djathtë i mbrojtjes do të pësojë ndryshime. Trajneri Inzagi është duke menduar seriozisht për të zbritur nga minuta e parë kundër Leçes Denzel Dumfrisin dhe Benzhamë Pavarin. Duket se prova e Bisekut dhe Darmianit në debutim nuk ka qenë aspak bindëse dhe për këtë arsye duket se numri një i stolit do të marrë masa ndaj tyre për t’ju dhënë një mesazh.
Me Dumfris dhe Pavar, skuadra zikaltër është më sulmuese dhe do të kërkojë patjetër që ta dominojë ndeshjen që nga starti i saj.
FRATEZI- Mirëpo risia mund të jetë edhe në mesfushë. Një nga lojtarët që nuk bindi në ndeshjen e parë ishte Henrik Mkitarian. Armeni është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Inzagi për mënyrën se si e interpreton rolin e mesfushorit në 3-5-2.
Mirëpo nga seancat stërvitore Fratezi është duke e bërë me “dhimbje koke” në kuptimin pozitiv. Mesfushori italian është në një formë të jashtëzakonshme dhe në pak minuta ndaj Xhenoas tregoi se është një lojtar që këtë sezon kërkon patjetër të lërë gjurmë dhe të luajë më shumë minuta nga sezoni i kaluar.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co