Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Partizani lëviz në merkato, të kuqtë tentojnë “ish”-in e Bajernit

ekskluzive partizani leviz ne merkato te kuqte tentojne ish in e bajernit





































Përveç firmës me një trajner, Partizanit i duhet të lëvizë edhe në merkaton e lojtarëve. Pas largimeve të shumta ka lindur nevoja për forcimin e veçanërisht repartit të mesfushës dhe sulmit.

meritan-shabani-fc-bayern-munchen-1546684892-19717

Klubi është në negociata me disa lojtarë, teksa “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se një prej tyre është ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani. Klubi është në negociata dhe po bën përpjekje për ta afruar në këto ditë të mbetura në merkato.

Shabani aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga zviceranët e Grasshoper. Bëhet fjalë për një lojtar të njohur prej përpjekjeve të Kombëtares vite më parë për ta veshur me ngjyrat kuqezi. 25- vjeçari para pak vitesh konsiderohej si një nga lojtarët më premtues të Bajernit, por me kalimin e sezoneve forma e tij u zbeh dhe karriera erdhi në ulje. Pasi kaloi të gjithë ekipet zinxhir dhe debutoi edhe me ekipin e parë të Bajernit (3 ndeshje, 58 minuta), në vitin 2018 Shabani u transferua te anglezët e Uolvesh, ku gjithashtu nuk arriti “të çajë” në ekipin e parë. Më pas ai luajti si i huazuar me Venlo në Holandë, por një dëmtim i rëndë në gju e ndali dhe regjistroi vetëm shtatë ndeshje dhe një gol.

Në dy sezonet e fundit Shabani ishte pjesë e zviceranëve të Grasshopersit, ku në sezonin e parë luajti rregullisht, duke grumbulluar 29 ndeshje, 3 gola dhe 1 asist. Në sezonin e shkuar Shabani luajti në vetëm pesë ndeshje, i ndëshkuar sërish nga dëmtimet. Mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat mes tij dhe Partizanit, teksa duhet thënë se 25-vjeçari luan edhe si sulmues i djathtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts