Bota

Ethet e Nilit në Shqipëri/ Konfirmohen dy raste në qarkun e Elbasanit

ethet e nilit ne shqiperi konfirmohen dy raste ne qarkun e elbasanit




































Të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit raportohet se janë infektuar me Ethet e Nilit.

ethet e nilit

Sipas News24 nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts