Shqiperia

Veliaj takon ambasadorin Christopher Hill, diplomatin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në 1991: Mirënjohje për mikun e Shqipërisë

veliaj takon ambasadorin christopher hill diplomatin qe hapi ambasaden e shba ne tirane ne 1991 mirenjohje per mikun e shqiperise
veliaj takon ambasadorin christopher hill diplomatin qe hapi ambasaden e shba ne tirane ne 1991 mirenjohje per mikun e shqiperise

TIRANE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasadën e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rëndësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Veliaj ka ndarë një foto nga takimi me Hill dhe kujton se që nga koha kur ai erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë.

“Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i Europës.

Që atëherë, Tirana ka ndryshuar dhe është modernizuar, duke u shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, Qyteti Europian i Sportit dhe në vitin 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës!

Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar është mirënjohja e pafundme për miqtë e Shqipërisë, si Chris Hill dhe të tjerë, të cilët udhëhoqën erën e ndryshimeve pas komunizmit. U gëzova shumë që e takova këtë fundjavë dhe i urova punë të mbarë si Ambasador i SHBA në Serbi”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts