Armët e arta, Tesla me mitraloz dhe vese të tjera/ Kadyrov, lideri i çuditshëm çeçen që mbështet Putin dhe…

armet e arta tesla me mitraloz dhe vese te tjera kadyrov lideri i cuditshem cecen qe mbeshtet putin dhe

Tre javë pas fillimit të ofensivës ukrainase në Rusi, Vladimir Putin udhëtoi për në Çeçeni. Udhëheqësi i Kremlinit shkoi për të vizituar një nga aleatët e tij më besnikë: Ramzan Kadyrov, i cili sundon me grusht të fortë Republikën Ruse me shumicë myslimane, e cila ndodhet në kufirin me Gjeorgjinë.

Një nga komandantët më të rëndësishëm të luftës e ka siguruar presidentin se ai ka forca të reja të gatshme për të mbështetur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.

“Ne kemi dislokuar më shumë se 47 mijë luftëtarë në zonën e operacioneve speciale ushtarake, duke përfshirë rreth 19 mijë vullnetarë”, pohoi ai.

Udhëheqës ekscentrik dhe i pamëshirshëm
Kadyrov është një lider i çuditshëm për të thënë të paktën, i cili kohët e fundit u shfaq duke drejtuar një Tesla Cybertruck të transformuar në një makinë lufte. Ai i dha djalit të tij dy mitralozë prej ari, ndërsa është i famshëm për koleksionet e tij të kafshëve të egra dhe makinave luksoze, por edhe për pasionin për futbollin. Gjithashtu edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa disa OJQ e kanë akuzuar atë për një sërë abuzimesh, duke përfshirë zhdukjen me forcë të kundërshtarëve, torturën dhe persekutimin e homoseksualëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit e sanksionoi atë në vitin 2020, duke thënë se “kishte informacion të gjerë të besueshëm” se Kadyrov ishte përgjegjës për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, duke përfshirë torturën dhe vrasjet jashtëgjyqësore.

Udhëheqësi çeçen u sanksionua gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. Por në Çeçeninë e tij ai po promovon atë që duket si një kult i vërtetë personaliteti, sipas asaj që ndodhi gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik.

Kadyrov Sulla Sua Tesla Da Guerra 2
Kadyrov Sulla Sua Tesla Da Guerra 2

Ngritja në pushtet
Ramzan Kadyrov është djali i ish-presidentit çeçen, Akhmad Kadyrov, i cili mbështeti thirrjen për xhihad kundër rusëve gjatë luftës së parë çeçene, por që ndryshoi anë gjatë luftës së dytë, në fillim të viteve 2000, në anën e Putinit. Akhmad u vra në maj 2004 dhe tre vjet më vonë Ramzan u emërua president nga Putin, pak pasi mbushi 30 vjeç, mosha minimale për të mbajtur postin. Që atëherë ai ka qeverisur vazhdimisht Çeçeninë, duke u përpjekur t’i japë vetes një imazh macho, duke u filmuar duke pozuar me armë, duke u vëllazëruar me ushtrinë dhe duke marrë pjesë në luftime të arteve marciale.

Komandanti i luftës i Çeçenisë së fundi montoi një mitraloz në një Tesla Cybertruck, të cilin ai pretendoi se synon t’ua dërgojë forcave ruse në fushat e betejës në Ukrainë. Kadyrov postoi një video të tij duke drejtuar automjetin, për të cilën tha se i ishte dërguar nga “gjeniu më i fortë i kohës sonë”, Elon Musk. Por Musk e mohoi këtë duke shkruar në Twitter: “a je vërtet kaq i vonuar sa të mendosh se unë i dhuroi një Cybertruck një gjenerali rus?”.

Në pamje të ndryshme shfaqet Kadyrov, i cili teksa buzëqesh duke drejtuar automjetin, pastaj pozicionohet pas automatikut me një rrip municioni në qafë, në një pozë të ngjashme me Arnold Schwarzenegger në filmat e tij të famshëm të viteve 1980.

Ai i dha djalit të tij 16-vjeçar Adamit dy mitralozë prej ari të ngurtë dhe publikoi me krenari video të djalit duke qëlluar në mënyrë të egër, njësoj sikur të ishte protagonist i një filmi aksion amerikan.

Un Bambino Gioca Sotto Un Manifesto Di Kadyrov A Grozny . Foto Lapresse (ap Photo Musa Sadulayev) 2
Un Bambino Gioca Sotto Un Manifesto Di Kadyrov A Grozny . Foto Lapresse (ap Photo Musa Sadulayev) 2

Të tregosh se djali i tij është gjithashtu i dhunshëm sipas shumë njerëzve është një mënyrë për ta përgatitur atë për dorëzimin e pushtetit. Në shtator, Kadyrov ripostoi një video në rrjetin social Telegram që tregonte Adamin, në atë kohë 15 vjeç, duke lëshuar një breshëri shqelmash dhe grushtash në kokën e një të burgosuri që ishte akuzuar për djegien e një Kurani.

Kadyrov, një mbrojtës i vetëquajtur i besimit islam, tha se nuk mund të ishte më krenar për djalin e tij. “Çfarë ka për të ndëshkuar? Do të ishte mirë ta vriste”, tha ai. Dhe kështu Adam, u emërua si shef i sigurimit të babait të tij, një post që vetë Kadyrov e mbajti në administratën e babait të tij të ndjerë.

Një nga shenjat e dukshme të besimit të palëkundur mysliman të 47-vjeçarit Kadyrov, i cili ka 12 fëmijë (gjashtë djem, dy prej të cilëve të birësuar dhe 6 vajza), thuhet se është një relike që nuk i përkiste askujt tjetër veçse vetë themeluesi i Islamit Muhamedi. Në vitin 2011 ai pretendoi se kishte marrë një Kupë të Profetit, “të sjellë nga Londra në Grozny nga muslimanët britanikë” dhe që daton 1400 vjet më parë. Shërbimi i tij për shtyp deklaroi se ajo ishte ruajtur nga pasardhësit e Aliut, kushëririt të Muhamedit.

“Kemi bërë shumë përpjekje për të sjellë kupën e Profetit të Madh në Republikën tonë”, deklaroi ai, më pas shpjegoi se ajo do të mbahet në xhaminë e kryeqytetit dhe do të sillet çdo vit me rastin e ditëlindjes së Muhamedit, për t’i lejuar çdo besimtari të pini prej saj.

Përveç armëve, makinave dhe luftës, pasioni tjetër i madh i Kadyrov është futbolli. Kadyrov është president nderi i Akhmat Grozny, dikur Terek, ekipi kryeqytetas që ndryshoi emrin për nder të babait të tij, Akhmat, dhe presidenti i të cilit është djali i tij 18-vjeçar, i quajtur gjithashtu Akhmat për nder të gjyshit të tij.

Kadyrov In Campo Con Maradona Nel 2011 Foto Lapresse (ap Photo Misha Japaridze, File) 2
Kadyrov In Campo Con Maradona Nel 2011 Foto Lapresse (ap Photo Misha Japaridze, File) 2

Futbolli ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e propagandës së tij, dhe ai vetë doli në fushë kundër kampionëve të kalibrit si Diego Armando Maradona, Franco Baresi dhe Luis Figo.

Ishte data 11 maj 2011 kur lideri, 34-vjeçar në atë kohë, organizoi një ndeshje miqësore në stadiumin e kryeqytetit me disa kampionë të dikurshëm, mes të cilëve edhe ata që përmendëm më sipër.

Dy muaj më parë ai kishte organizuar dhe morri pjesë në një tjetër ndeshje, kundër lavdive të vjetra të Brazilit, duke përfshirë Romario, Dunga, Bebeto dhe Cafu.

Para ndeshjes, lideri çeçen ndezi stadiumin e mbushur plot duke thirrur “Zoti është i madh” dhe më pas duke performuar një vallëzim tradicional gjatë pjesës së parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →