Shqiperia

Denoncimi nga PD: Ministri i ri i Financave ka lidhje me biznese private, ka përfituar miliona lekë fonde

denoncimi nga pd ministri i ri i financave ka lidhje me biznese private ka perfituar miliona leke fonde

Partia Demokratike, përmes Genta Vangjelit, Zëdhënëses Anti-Korrupsion, ka denoncuar në një konferencë për mediat, ministrin e Financave, Petrit Malaj, për lidhje me disa biznese private.

PD ka renditur lidhjet e malajt me bizneset BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij. Sipas PD, vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

Sipas PD-së, PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).

Whatsapp Image 2024 08 24 At 09.28.24 1
Whatsapp Image 2024 08 24 At 09.28.24 1

Në denoncimin e PD-së, thuhet se kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë Eco Tirana 2019-2021, kundrejt vlerës 1.8 mil lekë. Dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.

Whatsapp Image 2024 08 24 At 09.28.24 2 1024x806 (1)
Whatsapp Image 2024 08 24 At 09.28.24 2 1024×806 (1)

Në vijim të denoncimit, Vangjeli tha se është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

“Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:

marëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;

Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022

Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023

Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024”, thuhet në deklaratë.

[embedded content]
 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts