Bota Sport

Çfarë luksi, Inzagi me 22 titullarë tek Interi! Italianët kanë 2 formacione për të synuar… Champions-in

cfare luksi inzagi me 22 titullare tek interi italianet kane 2 formacione per te synuar champions in





































Sapo mori drejtimin e klubit të Interit, “Oaktree” ndryshoi menjëherë rregullat e lojës. Në kuptimin figurativ.

inter3

Fondi amerikan që tashmë është pronar i klubit italian kërkon që të ulë sa më shumë shpenzimet, të shtyjë drejtuesit për të bërë blerje të tipit Tomas Palacios, por për të mos e humbur qëllimin fillestar që është ambicia maksimale në fushën e lojës. Në nder të emrit që mban, fondi amerikan kërkon patjetër titullin kampion, pavarësisht nisjes jo të mirë në Xhenova. Ëndrra e tyre e madhe është Champions-i dhe Botërori i Klubeve që do të luhet në shtëpinë e tyre, pra në Amerikë.

Sa më lart të ngjitet Interi, aq më shumë shtohet edhe vlera e fondit. Nëse në këtë kohë në Milano flitej vetëm për “yllin e dytë”, këtë herë flitet për “scudetto bis”. Por Interi është shumë i uritur edhe në Europë dhe kërkon patjetër të kalojë fazën e 1/8-ave ku u eliminua vjet. Me “qershinë e fundit” mbi tortë sa i përket çështjes së merkatos, trajneri Inzagi ka dy ekipe në dispozicion. Përveç 11 titullarëve ka edhe 11 të tjerë që janë si kopjet e tyre. Mjafton të ndalemi tek roli i portierit. 35-vjeçari Zomer tregoi disa pakujdesi në ndeshjen kundër Xhenoas, por Interi ka shpenzuar 15 milionë euro për zëvendësuesin e tij. Por për këto shifra, fjala “zëvendësues” mund të jetë disi e tepërt për Jozef Martinezin.

EPOKË E RE- Nëse ka një njollë të zezë në sezonin e kaluar kur Interi dominoi totalisht Italinë është mbrëmja e errët e Madridit. “Metropolitano” i ndezur, rastet e shumta të shpërdoruara në sfidën e parë dhe në kthim, gabimi i Lautaro Martinezit nga penalltia, etj. Në krahasim me atë kohë, tani Inzagi ka më shumë “armë” dhe alternativa. Ndoshta prezenca e fundit në Champions demonstroi se skuadra ka nevojë për një pankinë më të besueshme dhe me lojtarë cilësorë. Në atë kohë ishte enigmatiku Klasen, edhe ai u drodh te penalltia në Madrid, ndërsa sot është Piotr Zielinski që të jep garanci dhe besueshmëri. Polaku dhe Fratezi, i cili u fut në Xhenova me shpirtin luftarak, do të ndihmojnë shumë trajnerin. E shkuara ka treguar se si Barela ashtu edhe Mkitariani kanë herë pas herë oshilacione. E njëjta gjë vlen edhe për Çalhanoglunë, ku pas shpinës së tij është gjithmonë i gatshëm për të përfituar Kristjan Asllani. Por në ndeshjen e parë kundër Atleitkos, trajnerit iu desh që të “ndante” dyshen “Tu-La” dhe festoi me Arnautoviçin. Tani në sulm është Mehdi Taremi, luftëtari persian që ndryshon ekuilibrat e të gjithë repartit. Zëvendësimi i parë është një titullar i shtuar. Mjafton të shihni atë që ndodhi në “Marassi”, ku iraniani luajti bashkë me Turamin dhe Lautaron. Është një filozofi e re dhe një ndryshim që mund të rezultojë vendimtar. Arnautoviç është konsideruar si sulmuesi i katërt dhe gjithashtu edhe Korrea duket se do të qëndrojë. Kohë më parë u konsiderua i besuari i trajnerit. Nëse klubi nuk gjen dot një alternativë për të, atëherë ai mund të jetë aty për të krijuar një sulm sa më të gjerë.

MBROJTJE- Simone dhe stafi i tij janë duke shijuar alternativat e shumta në repartin e mbrojtjes, i cili do të plotësohet edhe me 21- vjeçarin Tomas Palacios. Do të jetë një transferim i njëjtë me Bisekun, mëkat i madh që për të pati shumë skeptikë vitin e kaluar. Kjo do të thotë se në të gjitha repartet ka alternativa. Interi do të kërkojë të bëjë rrugë në Champions.

YUY (1)

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts