Shqiperia

Skandali i mbetjeve toksike, Shehu: Hetimi ndërkombëtar të zbardhë çështjen

skandali i mbetjeve toksike shehu hetimi nderkombetar te zbardhe ceshtjen
skandali i mbetjeve toksike shehu hetimi nderkombetar te zbardhe ceshtjen

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se trafiku i mbetjeve toksike është maja e ajsbergut.

Shehu shkruan se përsa kohë nga institucionet nuk jepet një përgjigje, tregon se diçka e madhe po fshihet.

Në këtë kuadër, Shehu shprehet se duhet një hetim ndërkombëtar, i cili duhet t’i japë përgjigje pyetjeve.

“Krimi, korrupsioni galopant, terrorizmi kanë shumë pika të përbashkëta. Prandaj kërkohet një përgjigje e gjerë e plotë, edhe nga strukturat e hetimit ndërkombëtar për atë cfarë ndodh.

Sepse ai duket që është vetëm një episod, një moment, një sinjal i një veprimtarie kriminale ndërkombëtarë shumë përfshirëse, të konsoliduar në kohë, në Shqipëri e jashtë saj.

Duke bërë kështu institucionet tona, shtetin tonë, pjesë e atij aktiviteti kriminal pluri dimensional e pluri nacional, që mund të shkojë shumë larg….
Dhe ndërkaq askush nuk ka dhënë as dorëheqjen”, shkruan Shehu.

Postimi nga Tritan Shehu

Trafiku i mbetjeve toksike, “maje asbergu”?!

“Maje asbergu” i nje krimi shume me te gjere, qe kerkon pergjigje!?

Pa dyshim perderisa nuk ka asnje pergjigje te qarte te institucioneve shteterore…

Perkundrazi, kur pergjigjet e tyre ngjajne me “lojra fjalesh” ne panik, me belbezime e cfajesime infantile fajtoresh, si deshmi e frikes nga e verteta!

Tregon se dicka e madhe, shume me madhe nga sa duket fshihet nen ate krim.

E kam theksuar disa here keto dite, se mafja e mbetjeve te tilla eshte nga me te organizuarat ne rruzull, me te fortat financiarisht, me te depertueshmet edhe ne shtete si i yni, ku dominon korrupsioni e “krimi ben ligjin”…

E cila ben qe ne portin e vogel te Durresit te humbin si “gjelpera ne kashte” dy anije me 100 kontenire, me reth 8 mije ton mbetje!

Por dhe e lidhur ajo me terrorizmin, me rregjime, qe e organizojne e mbeshtesin ate.

Me tentativa per te “care” sanksionet nderkombetare ndaj agresoreve e terroristeve ne bote,

Fshehur teknologjine, armatosjen e pregatitjet e tyre.

Krimi, korrupsioni galopant, terrorizmi kane shume pika te perbashketa.

Prandaj kerkohet nje pergjigje e gjere e plote, edhe nga strukturat e hetimit nderkombetar per ate cfare ndodh.

Sepse ai duket qe eshte vetem nje episod, nje moment, nje sinjal i nje veprimtarie kriminale nderkombetare shume perfshirese, te konsoliduar ne kohe, ne Shqiperi e jashte saj.

Duke bere keshtu institucionet tona, shtetin tone, pjese e atij aktiviteti kriminal pluri dimensional e pluri nacional, qe mund te shkoje shume larg….
Dhe nderkaq askush nuk ka dhene as doreheqjen!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts