Bota

“Nderojmë qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur”- Dita e Pavarësisë së Ukrainës, ambasada e SHBA në Tiranë: Lufta e tyre për liri dhe demokraci është shembull për botën!

nderojme qendrueshmerine dhe shpirtin e palekundur dita e pavaresise se ukraines ambasada e shba ne tirane lufta e tyre per liri dhe demokraci eshte shembull per boten





































Ukraina feston sot Ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në muajin e 30.

456385367_928202199334938_542242727222055779_n

Më 24 gusht 2021, shteti ukrainas shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa tanimë më shumë se tre dekada më vonë, ajo vazhdon ta mbrojë sovranitetin e saj.

Ambasada e SHBA në Tiranë, shprehet se lufta e Ukrainës për liri dhe demokraci është një shembull  i fuqishëm për botën.

Për nder të kësaj dite, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.

Postimi i plotë:

Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq.

Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë.

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts