Bota Kuriozitete

U tha se humbi jetën nga ketamina, ish-partnerja e yllit të “Friends” reagon e revoltuar: Gënjeshtër, ai kishte fobi gjilpërat

u tha se humbi jeten nga ketamina ish partnerja e yllit te friends reagon e revoltuar genjeshter ai kishte fobi gjilperat





































Ish-partnerja e aktorit të serialit “Friends” Matthew Perry-t i ka kërkuar policisë që të zgjerojë hetimin për vdekjen e tij. Katie Edwards, 47 vjeçe, tha se ishte thellësisht e shqetësuar për rrethanat e vdekjes së tij pasi u zbulua javën e kaluar se Perry kishte injektuar ketaminë rreth 21 herë në javën e fundit të jetës së tij.

perry

Sipas mediave të huaja, ajo tregon se Matthew Perry kishte një fobi të madhe nga gjilpërat, ndërsa nuk kishte injektuar asnjëherë ketaminë, edhe kur ishte në fazat më të këqija të varësisë së tij.

“Më tingëllon shumë e çuditshme. Matthew më thoshte gjithmonë se nuk do të përdorte kurrë gjilpëra apo do të bënte injeksione. Ai as nuk donte të bënte një tatuazh. Madje i kishte thënë se kishte pikërisht këtë frikë. Se një injeksion mund të rezultonte fatale për të. Shpesh e shihja duke marrë medikamente të ndryshme. Isha gjithmonë e frikësuar dhe i thashë se duhet të ndalojë së ngatërruari të gjitha këto sepse do të vdesë. Dhe ai gjithmonë më thoshte “vdes vetëm kur përdor gjilpëra dhe unë kurrë, kurrë nuk do ta bëj këtë”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts