Bota

Sulmi me thikë gjatë një festivali në Gjermani që la të vdekur 3 persona, arrestohet një i dyshuar

sulmi me thike gjate nje festivali ne gjermani qe la te vdekur 3 persona arrestohet nje i dyshuar




































Një person i dyshuar në lidhje me sulmin që la të vdekur 3 persona dhe plagosi rëndë 5 të tjerë  në Gjermani është arrestuar.  

ggggg

Sipas gazetës BILD, SEK arrestoi një burrë në orët e hershme të mëngjesit në banesën e prindërve të tij, pas një informacioni nga një dëshmitar që e njohu të dyshuarin nga një krim i mëparshëm. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky është me të vërtetë autori i sulmit të djeshëm.

Në një postim në platformën X, kancelari Olaf Scholz tha se kishte kontaktuar me kryetarin e bashkisë së qytetit, Tim Kurtzbach, dhe tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga sulmi.

“Ne jemi të pikëlluar për viktimat dhe ngushëllojmë të afërmit. I uroj të plagosurve një shërim të shpejtë. Autori duhet të kapet shpejt dhe të dënohet me masën e plotë të ligjit”, tha kancelari.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts