Pritet të shpëtojë miliona jetë në vit/ Si funksionon vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe ku ndryshon nga kimioterapia

pritet te shpetoje miliona jete ne vit si funksionon vaksina kunder kancerit te mushkerise dhe ku ndryshon nga kimioterapia
pritet te shpetoje miliona jete ne vit si funksionon vaksina kunder kancerit te mushkerise dhe ku ndryshon nga kimioterapia

Një nga lajmet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për rëndësinë që pritet të ketë në ndihmën ndaj të sëmurëve me kancer në të ardhmen, është vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe nisja e testimet të saj tek pacientët.

Po si funksionon kjo vaksinë?

Kjo është e para vaksinë kundër kancerit që përdor ARN mesazhere (mRNA).

Imunoterapia për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC) përdor një ARN mesazhere (mRNA) për të shënjestruar qelizat kancerogjene të tumorit.

Kjo ndihmon sistemin imunitar të njohë dhe të luftojë qelizat e kancerit të cilat janë vënë tashmë në shënjestër.

Vaksina është krijuar për të rritur në mënyrë specifike përgjigjet imune kundër objektivave, çka zvogëlon rrezikun e toksicitetit ndaj qelizave të shëndetshme, jo kanceroze. Ky është edhe dallimi nga kimioterapia, një terapi e përdorur gjerësisht për të trajtuar këtë sëmundje.

Kimioterapia, përveç shënjestrimit të qelizave kancerogjene, prek shpesh edhe qelizat e shëndetshme.

Vaksina synon gjithashtu që të pengojë krijimin e qelizave të reja kancerogjene.

Çfarë pritet të ndodhë pas fazës së parë të testimit?

Si një studim i fazës së parë, ky test do të përcaktojë sigurinë e vaksinës BNT116.
Në rast se faza e parë e testimit rezulton e suksesshme, studiuesit zakonisht kalojnë në fazën e dytë, e cila do të shikojë efektivitetin dhe zakonisht përfshin një numër më të madh pacientësh. Një provë e fazës së tretë është akoma më e madhe dhe zakonisht krahason një trajtim të ri me trajtimin standard. Ekspertët shprehen se shpresojnë që kjo vaksinë përfundimisht të bëhet standard i kujdesit në mbarë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →