Bota Sport

LIVE/ Starton Kategoria e Parë, zbuloni rezultatet e gjashtë sfidave në kohë reale

live starton kategoria e pare zbuloni rezultatet e gjashte sfidave ne kohe reale





































Kategoria e Parë “ndez motorët” për sezonin 2024-2025, ku 12 skuadra do të luftojnë për sigurimin e dy biletave direkte për ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndërsa nga vendi i tretë deri në të gjashtin shpresojnë te mundësia shtesë përmes raundit “play off”.

kategoria-e-pare-1

Sot prej orës 17:00 luhet gjashtë ndeshjet e javës së parë, ku që në start kemi përballje rivalësh. Flamurtari, Besa dhe Vora janë skuadra që kanë investuar më shumë gjatë merkatos së verës, proces i cili nuk është mbyllur, dhe të tria kanë shpallur si objektiv të panegociueshëm ngjitjen në Superiore.

Flamurtari ka bërë 15 afrime, ku mes tyre bëjnë pjesë edhe ish-futbollistë të Kombëtares, ku sezoni për vlonjatët nis nën drejtimin e trajnerit italian, Andrea Agostineli. Edhe Besa është riorganizuar totalisht gjatë verës, ku me 15 përforcime dhe nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, kavajasit kërkoj rikthimin në elitë pas një dekade. Vora tentoi në sezonin e shkuar dhe me afrimet e kryera dhe me trajnerin Arian Bellai, kërkon që misionin elitë ta realizojë këtë sezon.

Gjithashtu listës së pretendimeve për elitën nuk i largohet as Apolonia, që i beson më shumë brezit të ri. Korabi ka treguar në sezonet e fundit se është një “kockë e fortë” dhe do të tentojë sërish ngjitjen në Superiore.

Për t’u parë mbetet ecuria e dy skuadrave që zbritën nga Superiorja, Kukësi dhe Erzeni, që e kanë nisur shumë vonë punën për pjesëmarrjen në të Parën dhe janë në proces riorganizimi si klube. Burreli, Kastrioti dhe Pogradeci pretendojnë se do të surprizojnë, ndërsa Lushnja sërish duket me profil të ulët.

REZULTATET LIVE: 

VORA – APOLONIA 0-0

KUKËSI – ERZENI 0-0

FLAMURTARI – BURRELI 0-0

VALBONA – BESA 0-0

KORABI – LUSHNJA 0-0

POGRADECI – KASTRIOTI 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts