U luajtën prej orës 16:00, katër duelet e vlefshme për javën e dytë të Premier Ligës, ku u shënuan në total 15 gola.
Spikasin fitoret e Mançester Sitit dhe Totenhemit. “Qytetarët” e Pep Guardiolës, triumfuan me përmbysje 4-1 ndaj Ipsuiçit. Miqtë shënuan të parët me Szmodics në minutën e 7-të, ndërkohë që Haland, në minutën e 12-të, De Bryjn në të 14-tën dhe sërish Haland në të 16-tën, çuan menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haland, i cili e mbylli sfidën me tripletë.
Fitore bindëse edhe për Totenhemin që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.
Në duelet e tjera, festuan Uest Hem, Fulhem dhe Notingham Forest që arritën të siguronin 3 pikë të arta në duelet e javës së dytë.
REZULTATET:
MANÇESTER SITI – IPSUIÇ 4-1 (GOLAT)
TOTENHEM – EVERTON 4-0 (GOLAT)
FULHEM – LEISTER 2-1
KRISTAL PALAS – UEST HEM 0-2
SAUTHEMPTON – NOTINGHAM FOREST 0-1
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co