“Të implementohen skema për rikthimin e shqiptarëve”, Teliti: Importimi i mbetjeve, vizion i mbrapshtë qeveritar

te implementohen skema per rikthimin e shqiptareve teliti importimi i mbetjeve vizion i mbrapshte qeveritar
te implementohen skema per rikthimin e shqiptareve teliti importimi i mbetjeve vizion i mbrapshte qeveritar

Në një postim në rrjetet sociale, këshilltari për çështjet ekonomike të PD, Dorjan Teliti ka shprehur shqetësimin për tendencën e qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin dhe trajtimin e mbetjeve.

Ai thekson se mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin në vitet e fundit, duke kërkuar zgjidhje për rikthimin e tyre.

Sipas Telitit, iniciativa e fundit për importimin e mbetjeve, që është në shqyrtim publik, thekson një vizion të gabuar qeveritar, duke hapur mundësinë për trafikim të mbetjeve të rrezikshme dhe duke thelluar problemet e pasigurisë dhe korrupsionit në vend.

Ai u shpreh se kërkon ndryshim të menjëhershëm për të ndaluar këtë trend dhe për të krijuar kushte më të mira për qytetarët.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA E RILINDJES: EKSPORTON SHQIPTARË, IMPORTON PLEHRA!
1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi këto vitet e fundit, ndaj nevojitet sa më shpejt të implementohen skema se si e si të rikthejmë shqiptarët në atdhe, por jo, përkundrazi, shkojnë e ndërmarrin iniciativa ligjore “të porositura” që asnjë të mirë nuk sjellin, madje hapin rrugën për trafikim ndërkombëtar ilegal mbetjesh të rrezikshme për jetën e njeriut.
Hedhja për konsultim publik i ligjit për të lejuar importimin e mbetjeve, tregon edhe njëherë vizionin e mbrapshtë qeveritar për të kryer “punët e porositësve” dhe jo punët për zgjedhësit, të cilët duan thjesht një Shqipëri të jetueshme e jo të jetojnë si në një vend të botës së tretë me pasiguri të lartë dhe korrupsion të kudogjendur.
Ndaj duhet ndryshimi, pasi vetëm me ndryshimin vjen edhe shpresa se ky vend mund të bëhet, #osotokurrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →