Pas plagosjes me thikë që ndodhi në zonën e “Astirit” në Tiranë, janë zbuluar më shumë detaje mbi motivet që çuan në aktin e dhunshëm.
[embedded content]
Sipas raportimeve të fundit, autori i dyshuar, Darmen Keli, ka vepruar për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme, kur 25-vjeçari goditi me thikë Amarildo Hoxhallarin, me këtë të fundit që besohet se ka ngacmuar partneren e autorit.
Për momentin, autori është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa i plagosuri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co