Komisariati i Policisë Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, duke kapur një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
[embedded content]
Shtetasi Adriatik Shabanaj, 38 vjeç, u arrestua në lagjen “1 Maji” të Fierit pas një hetimi të thelluar dhe informacioneve operative. Ky individ ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ngjarja për të cilën është kërkuar ky person ndodhi në vitin 2021 në Berat, ku A. Sh. tentoi të kryente një vrasje për motive të dobëta, duke përdorur armë zjarri. Ai ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim vazhdojnë në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co