Zhbllokohet më në fund sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni. 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Frosinones në duelin ndaj Specias të vlefshme për javën e dytë të Serisë B.
Pas asist të Darboe, talenti shqiptar, arriti të tunde rrjetën, një gol që i mungonte që nga 6 nëntori i vitit të kaluar, kur shënonte ndaj Empolit në Serinë A.
Ky është goli i dytë i Çunit me fanellën e Frosinones. Shqiptari kërkon që të shndërrohet në pikë referimi në sulmin e skuadrës italiane. Vlen të theksohet fakti se Çuni është një produkt i akademisë së Bajernit dhe pritet shumë nga ai.
GOLI I ÇUNIT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co