VIDEO/ Tre futbollistë të Kombëtares shqiptare në fushë, Interi bën detyrën ndaj Leçes

video tre futbolliste te kombetares shqiptare ne fushe interi ben detyren ndaj leces





































Interi ka bërë detyrën në duelin ndaj Leçës të zhvilluar në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në këtë duel zbritën në fushë plot 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare. 

INTER2

Ylber Ramadani u aktivizua titullar gjatë, ndërkohë që Kristian Asllani u aktivizuan nga stoli. 

Asllani zuri vendin e Çalhanoglu në minutën e 82-të, ndërkohë që Medon Berisha u fut në minutën e 85-të. Të 3 futbollistët shqiptarë, zhvilluan paraqitje dinjitoze për aq minuta sa qëndruan në fushë. 

Për sa i përket ndeshjes, Darmian në minutën e 5-të dhe Çalhanoglu në minutën e 69-të, ishin autorët e golave për Interin.  

Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për kampionët zikaltër, që në duelin e javës së parë barazuan 2-2 ndaj Xhenoas.  

Duelin e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Atalanës, ndërkohë Leçe e Ramadanit dhe Berishës do të përballet ndaj Kaljarit të Alen Sherrit në shtëpi. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Leçen, pas asaj ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së parë.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →