Bota Sport

Antonio Konte: Nuk flas për merkaton, po vuajmë kur pësojmë një gol

antonio konte nuk flas per merkaton po vuajme kur pesojme nje gol




































Në vigjilje të sfidës në kampionat kundër Bolonjës, trajneri i Napolit Antonio Konte ka folur në konferencë për shtyp. Numri një i të kaltërve ka dashur që të bëjë menjëherë një sqarim për gazetarët:

konte

“Javën e kaluar bëmë një konferencë ku u fol vetëm për merkaton. Mora zero pyetje në lidhje me Veronën, ose ndoshta vetëm një. Nuk fola fare për futboll dhe ndodhi ajo që ndodhi. Për merkaton duhet të pyesni klubin. Unë dua të flas vetëm për Bolonjën. Për mua, fusha e lojës ka vlerë dhe asgjë tjetër. Sfidën kundër Veronës do ta ndaja në 2 tablo. Në pjesën e parë Napoli ka bërë Napolin, ndërsa në të dytën u kthyem pas në kohë. Dua që ta bazoj projektin tim në 10-12 lojtarë që janë këtu prej disa kohësh dhe e kanë Napolin në zemër. Janë duke u stërvitur mirë. Kam besim tek puna dhe vetëm kështu duhet që të vazhdojmë. Fakti që dorëzohemi kur pësojmë gol është shqetësues dhe për këtë duhet ende që të punojmë. Nga jashtë nuk e njihja si aspekt që Napoli vuante, por duhet që të punojmë edhe në këtë aspekt”, ka thënë trajneri i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts