Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Espanjollit në duelin ndaj Real Sociedadit, të vlefshëm për javën e dytë të La Ligës.
Edhe pse skuadra e Kumbullës, u mposht me rezultatin 0-1, pas golit të Kubos në minutën e 80-të, mbrojtësi shqiptar, ishte një nga futbollistët më të spikatur në fushë, teksa impresionoi tifozët e Espanjolit, me debutimin e tij dinjitoz.
Kjo gjë u pasqyrua edhe nga komentet e shumta pozitive që fansat e Espanjolit bënë në rrjetet sociale, duke evidentuar Kumbullën si një nga më të mirët në fushë për skuadrën vendase së bashku me mesfushorin Kral.
24-vjeçari shqiptar bëri diferencën në raport me mbrojtësit e tjetër të Espanjolit. Duelin e radhës skuadra e Kumbullës do e luajë në transfertë ndaj Atletiko Madridit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co