Bota Kuriozitete

FOTO/ Alesio Alia me pushime në Tiranë, dikur djali i njohur i kopertinave, sot shfaqet i transformuar

foto alesio alia me pushime ne tirane dikur djali i njohur i kopertinave sot shfaqet i transformuar





































Prej shumë vitesh ai ka zgjedhur që karrierën e tij ta zhvillojë larg Shqipërisë. Me disa eksperienca në vendin tonë, si aktor, tashmë Alesio Alia, është shndërruar në menaxher VIP-ash ku dhe duket se gjithçka po shkon mirë për të.

alesio1

Djaloshi simpatik nga Tropoja këtë herë është fotografuar nga paparaci ynë teksa shijon kohën në Tiranë. Si gjithnjë me një pamje tejet të veçantë dhe me flokë biond, 48-vjeçari kishte zgjedhur që të lyente edhe flokët, duke ardhur në versionin biond. Ashtu edhe si duket, ndonëse është në një nga kafenetë e Bllokut, të gjithë vëmendjen ia ka marrë telefoni.

Prej vitesh vetë Alesio ka vendosur që edhe jetën private ta mbajë diskrete. Vite më parë, ai fliste për jetën e tij dhe Kat, nënën e fëmijëve të tij. Për ditëlindjen e tij, 5 vite më parë, ai zbuloi detaje nga festa surprizë si dhe nga jeta në Australi, tashmë si familjar.

“Kat më surprizoi me një supertortë që i bëri vetë, dhe shumë dhurata të tjera nga miqtë e mi; Gledi, Niku, Kristian, Rody dhe Viny. E si një baba i lumtur për djalin tim, kemi vendosur të udhëtojmë familjarisht nga Australia në Tiranë për të festuar në një darkë që do organizojmë me miqtë”, – shprehej ai.

Alesio ka krijuar një familje të bukur në Australi me Katerinën, duke u bërë shpesh personazhe të kopertinave të njohura. Ai ka një karrierë të pasur si model, ndërkohë që vitet e fundit është angazhuar me koncertet e këngëtarëve dhe DJ-ve të famshëm, si dhe bizneset e tij në Australi. Edhe pse e ka lënë modelingun, ai ruan ende një fizik perfekt, në sajë të punës intensive në palestër. Dihet që Alesio, tashmë si baba i dy fëmijëve, jeton mes Australisë dhe Shqipërisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts