Njëri kishte përshtatur lokalin për shitje droge, tjetri për lojëra fati, arrestohen dy persona në Maliq

njeri kishte pershtatur lokalin per shitje droge tjetri per lojera fati arrestohen dy persona ne maliq





































Policia ka vënë në pranga një shtetas me iniciale A.Z., në Maliq, i cili kishte përshtatur lokalin për shitje droge.

policia

Gjithashtu është arrestuar dhe një 36-vjeçar për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq,  për veprën penale “Përshtatja e  lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë  për përdorim të lëndës narkotike.

A. S,  36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Aparati celular u sekuestrua në cilësin e provës materiale”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →