Kosova

E rëndë/ Po lëviznin me biçikletë, përplasen nga automjeti dy fëmijë, një prej tyre ndërron jetë në spital

e rende po leviznin me biciklete perplasen nga automjeti dy femije nje prej tyre nderron jete ne spital
e rende po leviznin me biciklete perplasen nga automjeti dy femije nje prej tyre nderron jete ne spital

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Kosovë, ku një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete, ka përfunduar me humbjen e jetës për një të mitur.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit ditën e djeshme, ndërsa ka qenë automjeti që ka përplasur biçikletën me të cilën po udhëtonin dy fëmijë.

Të miturit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësoren, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në mesnatë.

Njoftimi i policisë: 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE- Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts