Shqiperia

Debati për mbetjet toksike/ “Po dëmtohet imazhi i Shqipërisë si destinacion turistik”, Meta: Hetim parlamentar! Deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës dhe…

debati per mbetjet toksike po demtohet imazhi i shqiperise si destinacion turistik meta hetim parlamentar deputetet tane te bashkohen me ata te opozites dhe
debati per mbetjet toksike po demtohet imazhi i shqiperise si destinacion turistik meta hetim parlamentar deputetet tane te bashkohen me ata te opozites dhe

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me shpopullimin e vendit dhe situatën politike.

Mes të tjerash ai u ndal edhe te debati në lidhej me mbetjet toksike.

Kreu i PL kërkoi hetim parlamentar, ndërsa shtoi se deputetët e PL duhet të bashkohen me deputetët e tjerë të opozitës për këtë hetim.

“Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts