Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se një automjet tip Mercedes Benz, me targa KV 3378 B ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte përballë, tip Tojota Kora, me targa AB 527 IL Tojota Korola, në tentativë për ta shmangur, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit, ku edhe do t’i kryhet testi i alkoolit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co