Bota

Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, Papa dënon vendimin e Ukrainës

ndalimi i aktiviteteve te lidhura me kishen ortodokse ruse papa denon vendimin e ukraines





































Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.

Ndalim

“Asnjë kishë e krishtere nuk mund të përjashtohet direkt apo indirekt. Kishat nuk duhet të preken”, tha papa gjatë një lutje javore, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi legjislacionin që i ndalon aktivitetet e Kishave Ortodokse Ukrainase të lidhura me Rusinë në Ukrainë.

“Duke menduar për ligjin e miratuar së voni në Ukrainë, kam frikë për lirinë e atyre që luten”, tha Francesku.

Ai tha para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit se “nuk mund të bësh keq duke u lutur. Nëse dikush i bën diçka keq popullit të vet, ai është fajtor. Por, ai nuk mund të ketë bërë diçka keq duke u lutur”.

Duke e nënshkruar legjislacionin më 24 gusht, Zelensky nënvizoi atë që e quajti pavarësi shpirtërore të popullit ukrainas, duke thënë se Kisha Ortodokse e Ukrainës (OCU) “sot po ndërmerr hapa drejt clirimit nga djajtë e Moskës”.

OCU-ja, e cila është e lidhur me Kievin, e fitoi pavarësinë nga Patriarkana e Moskës prej Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës në vitin 2019.

Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Rusinë deklaroi se i prishi marrëdhëniet me Patriarkanën e Moskës më 2023, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Megjithatë, autoritetet ukrainase e akuzuan atë se kishte ruajtur lidhjet me Moskën.

Patriarku Kirill, udhëheqës i Kishës Ortodokse në Rusi, është mbështetës i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe i luftës kundër Ukrainës.

Ligjvënësit ukrainas e miratuan më 20 gusht legjislacionin që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën Kievi e sheh si mbështetëse të luftës së nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar t’i ndalojnë aktivitetet e Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë prej se forcat e lidhur me Rusinë uzurpuan pjesë të vendit më 2014.

Papa tha se gjithashtu është duke e përcjell me “dhimbje” luftën në Ukrainë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts