Sport

Capello “skanon” skuadrat në Serinë A: Juventusi në progres, Inter ka cilësi, ndeshja ndaj Genoas e gënjeshtër

capello skanon skuadrat ne serine a juventusi ne progres inter ka cilesi ndeshja ndaj genoas e genjeshter
capello skanon skuadrat ne serine a juventusi ne progres inter ka cilesi ndeshja ndaj genoas e genjeshter

Fabio Kapelo ka dhënë së fundmi një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Të shumta temat e cekura nga ish trajneri i cili duke folur për Ligën e re të Kampionëve, është ndalur tek një opinion për italianet: “Interi, kampion i Italisë, prezantohet në vijën startuese si skuadra italiane më e pajisur në turne. Zikaltrit kanë cilësi dhe me garancitë e fituara në të kaluarën mund të ecin shumë.

Ndeshja me Xhenoan gënjen, pasi jam i bindur se shumë shpejt do të shohim sërish Interin e dy viteve të fundit. Milani dhe Juvja më duken disi më prapa pavarësisht se mund të bëjnë më tepër se në edicionet e kaluara”. Më pas, 73-vjeçari u ndal veçanërisht te bardhezinjtë të cilët kryesojnë Serinë A dhe të hënën do të luajnë kundër Veronës me të cilën ndajnë vendin e parë.

“Juventusi i Thiago Motës është një projekt në progres dhe e pamë edhe në 25 minutat e para kundër Komos ku pati disa mangës. Falë fitores shumë aspekt dolën në plan të dytë megjithatë duhet pranuar se pamë gjëra shumë interesante. Më pëlqen që ish-trajneri i Bolonjës është fokusuar te lojtarët e rinj dhe shoh që i ka të qarta idetë”, shpjegoi Kapelo.

Në fund, ai dha edhe një mendim të veçantë për Dushan Vlahoviçin që sivjet do të ketë edhe më shumë përgjegjësi. “Për sa i përket lojës dhe mentalitetit, do të doja të shihja Dushanin të shënonte të paktën 20 gola. Në Europian ai nuk dukej si një sulmues i nivelit ndërkombëtar dhe është koha që ai ta dëshmojë këtë në Torino dhe mundësisht edhe ën Champions”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts